Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ndodhet sot në Tiranë, ku po zhvillon një sërë takimesh.
Axhenda e zyrtares së lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit këtë të premte ka nisur me takimin me kryeministrin Edi Rama, që përfundoi pak çaste më parë.
Pas takimit me Ramën, e shoqëruar nga ambasadorja Yuri Kim, Donfried i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të mbajë takimin me dy zyrtarët demokratë.
24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike, e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim Jorida Tabakun Enklejed Alibeajn dhe Gazmend Bardhin.
Për shkak se selia blu është marrë në kontroll nga Sali Berisha, takimi është caktuar të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ashtu sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.
Por, ish kryeministri duket se nuk është i vetmi që refuzohet nga amerikanët. Pak metra me tutje zyrës së Kuvendit ndodhet një tjetër godinë e rëndësishme në hirearkinë e shtetit, ajo e Presidentit, por Ilir Meta as këtë herë nuk është përfshirë në axhenden e SHBA.
Top Channel