Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres me anë të një postimi në Twitter bëri me dije se OKB-ja nuk do të dorëzohet, por do të dyfishojë përpjekjet e saj për të shpëtuar jetë dhe për të zvogëluar vuajtjet njerëzore në Ukrainë.
Postimi i tij në Twitter erdhi pas vizitës në Ukrainë dhe takimit me presidentin Volodymyr Zelensky ditën e djeshme. Para se të mbërrinte në Ukrainë, Guterres ishte në Rusi, ku bisedoi me presidentin Vladimir Putin për situatën aktuale të luftës.
Gjatë një konference për shtyp në Kiev, Guterres kërkoi që korridoret e evakuimit të hapen në Mariupol, duke theksuar se duhet urgjentisht të shpëtohen civilët e bllokuar.
“Populli i Mariupolit ka nevojë të dëshpëruar për një qasje të tillë. Mariupol është një krizë brenda krizës. Mijëra civilë kanë nevojë për ndihmë për të shpëtuar jetën. Shumë janë të moshuar kanë nevojë për kujdes mjekësor ose kanë lëvizshmëri të kufizuar, ata kanë nevojë për një rrugë shpëtimi nga apokalipsi”, tha Guterres.
I was moved by the resilience and bravery of the people of Ukraine. My message to them is simple: We will not give up.
The @UN will redouble its efforts to save lives and reduce human suffering. In this war, as in all wars, the civilians always pay the highest price. pic.twitter.com/dd1OsyzAOb
— António Guterres (@antonioguterres) April 29, 2022
Top Channel