Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka uruar Dritan Abazoviçin për zgjedhjen në krye të qeverisë së Malit të Zi.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Veliaj shpreh bindjen se Abazoviç do të punojë me përkushtim dhe do të bashkojë qytetarët e Malit të Zi.
“Urime vëllai im! Të priftë e mbara! Jam i bindur se Dritan Abazovic do të jetë një drejtues i shkëlqyer e një shërbyes i mirë për qytetarët e Malit të Zi sepse ai di të punojë me përkushtim dhe bashkojë”,shkruan Veliaj.
Dritan Abazoviç është kryeministri i ri i Malit të Zi. Qeveria e tij është miratuar në kuvend me 45 vota pro. Qeveria e re u zgjodh me votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq, Partisë Popullore Socialiste, Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Socialdemokrate, Partisë Boshnjake, partive shqiptare dhe Partisë Liberale. Vetëm deputetët e Socialdemokratëve të Malit të Zi ishin kundër.
Urime vëllai im! Të priftë e mbara! 🙏🏼
Jam i bindur se @DritanAbazovic do të jetë një drejtues i shkëlqyer e një shërbyes i mirë për qytetarët e Malit të Zi 🇲🇪 sepse ai di të punojë me përkushtim dhe bashkojë. pic.twitter.com/D5mCfGuhlO
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) April 29, 2022
Top Channel