Ushtrisë i duhet karburant, autoritetet ukrainase i bëjnë thirrje qytetarëve të ulin përdorimin e automjeteve

29/04/2022 17:39

Autoritetet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, u kanë kërkuar qytetarëve që të mos përdorin makinat e tyre për të kursyer karburant për ushtrinë.

“Kivianë, nëse jeni kthyer në kryeqytet, ju lutemi përdorni transportin publik nëse është e mundur. Ata që janë në vende të sigurta, ju lutemi prisni përpara se të ktheheni”, tha Mykola Povoroznyk, nënkryetari i Administratës Shtetërore të Qytetit të Kievit, duke shtuar se autoritetet janë duke mbajtur parasysh nevojat e ushtrisë.

Povoroznyk tha se nuk ka probleme me rrjetin e transportit publik në qytet, i cili po zgjerohej vazhdimisht për të ofruar transport për banorët që kthehen në kryeqytet.

Pavarësisht se rreziku vazhdon disa qytetarë nga Kievi kanë nisur të rikthehen në shtëpitë e tyre, duke u munduar ti’i kthehen jetës normale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA