Ukraina: Rusët po vjedhin grurin, po kërcënojnë sigurinë ushqimore të botës

29/04/2022 13:07

Rusët jo vetëm po sulmojnë e po shkatërrojnë Ukrainën, por edhe po vjedhin rezervat e grurit në zonat që ata pushtojnë.

Zyrtarët ukrainas të cilët bënë akuzat, thanë se ky është një veprim që rrit kërcënimin për sigurinë globale të ushqimit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha për Reuters se plaçkitja e rezervave te grurit nga rajoni Kherson, si dhe bllokimi i dërgesave nga portet e Ukrainës dhe minimi i korsive të transportit, kërcënojnë sigurinë ushqimore të botës.

Nëpërmjet veprimeve të saj të paligjshme, Rusia po grabit jo vetëm Ukrainën, por edhe konsumatorët jashtë vendit, tha ajo.

OKB  vlerëson se rreth 1.7 miliardë njerëz mund të përballen me varfërinë dhe urinë për shkak të ndërprerjeve të ushqimit si rezultat i luftës.

I pyetur në lidhje me akuzat nga Reuters, Kremlini mohoi të kishte lidhje.

Ukraina njihet si “shporta e bukës së Evropës” dhe është një burim kryesor i grurit dhe misrit — veçanërisht për vendet në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut që varen nga importet.

Ndërprerja e mundshme me shumicë e të korrave të saj këtë vit mund të jetë një katastrofë, duke i lënë këto vende në mungesë — dhe duke rritur çmimet për mallrat e rëndësishme bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA