Janë publikuar pamjet e shtëpisë që u zbulua ditën e sotme në Kashar, ku prodhoheshin lëndë narkotike të llojit kanabis.

Siç duket edhe në foto, shtëpia është tre katëshe, ku dy kate të saj u përdorën për prodhimin e kanabisit me anë të llambave.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë familjarët: Luan Sulaj 44 vjeç, Ylli Sulaj 47 vjeç, Xhevrie Sulaj 69 vjeçe, Shqipe Sulaj 38 vjeçe të cilët akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Xhevrie Sulaj është nëna e Shqipe Sulajt dhe Ylli Sulajt ndërsa Luan Sulaj është i afërm i tyre.

Janë arrestuar gjithashtu edhe dy punonjës të OSHEE-së: Lutfi Basha 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe Rifat Kuçi, banues në Tiranë, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 253 bimë kanabis të kultivuara në vazo, ushqyes elektrikë, llamba elektrike, freskuese dhe 6 aparate celulare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA