Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja ka folur sot në KPK ku po i nënshtrohet vettingut, duke pretenduar se nuk janë të vërteta akuzat e ngritura ndaj tij për ndikim me persona të paligjshëm.
Gjatë fjalës së tij para prokurorëve, Ndoja tha se KPK nuk mund të bazohet tek lajmet, pasi nuk ka asnjë provë tjetër për përfshirje. Ai tregoi se para se shoferi i tij Andi Maloku të vritej, ka thënë se dosjet që u gjetën në makinë, i ka për personin S.D që është avokat dhe do ia jepte atij. Ndoja këmbënguli se dosjet e gjetura nuk kanë lidhje me dosjet e tij.
Arjan Ndoja: Akuzë e rëndë për mua, që i referoheni medias që tha se në makinën e ndojës janë gjetur dosje tr vjedhura në prok e durrësit. Po iu sjell vendim të gjykatës që thotë në prok e durrësit janë vjedhur kompjutera, severa! Të marrësh lajmet si provë në vetting nuk është ligjore. Në lidhje me atentatin është në hetim nga SPAK. Prokuroria thotë që unë nuk kam procedim të hapur, kam shkuar dy herë në prokurori dhe jam pyetur vetëm për ngjarjen. Andi Maloku para se të ndërronte jetë ka thënë që dosjet që u gjetën në makinë, i ka për personin S.D., që është avokat dhe do ia jepte atij. suke vlerësuar pozicionin kushtues që keni, jam i vetmi në Shqipëri që kam qenë për hetime proaktive. Përderisa kemi përgjim parandalues, prokuroria të sjellin qoftë një përgjim ku unë kam dalë duke folur me një subjekt të krimit të organizuar.
ONM ka deklaruar se prokurori ka qenë duke drekuar me personat përpara ngjarjes, por prokurori ka shpjeguar se e njihte atë, prej kohësh qe kur ka qenë avokat.
Arjan Ndoja: Për punën time nuk mund të flitet siç thotë vëzhguesi i ONM . Për dosjet , ato s’kanë lidhje me dosjet e mia. Për ngjarjen ku janë thyer dy zyra të një prokurori të asaj kohe, ju kam sjellë kërkesën për gjykim ku personi nën akuzë akuzohet për ndërhyrje ne sistemin kompjuterik. Mua nuk më shqetëson asnjë sulm, por familjarët e mi ndihen te indinjuar kur shohin që paskan në shtëpi një person që paska kaq shumë probleme. Për sulmin le tja lëmë prokurorisë SPAK se kush ma bëri sulmin mua se akoma nuk e dimë, provat që janë gjetur ne makinë aty s’flitet per dosje dhe kjo është shumë e rëndësishme. Pas atentatit mora raport. Më merr një punonjës i KPK dhe si për rastësi nisi procesi i përshpejtuar. I thash jam prokuror i republikës dhe jam i plagosur megjithatë ja vura në dispozicion çdo prove për procesin. Po e them këtë se janë bërë shume rastësi. Ndërsa mua më kanë vlerësuar në punën time gjykatat për hetimin, madje gjykatat kanë zbutur masën e dënimit dhe çështjet e mia kanë marrë të gjitha vendim të formës së prerë dhe s’më janë kthyer. Madje njëri nga këto subjekte që hetova ka kontakt të drejtpërdrejt me kryeministrin e vendit dhe i bëj thirrje vëzhguesit te OMN t’i marrë edhe këto dosje dhe t’i shikojë.
Top Channel