Nga 1 maji, vaksinimi në stadiumin ‘Air Albania’ zhvendoset pranë qendrave shëndetësore
29/04/2022 15:56
Duke nisur nga data 1 maj, vaksinimi anticovid do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë njofton se ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve, do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.
“Për të kryer vaksinën antiCOVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar, 4-6 muaj pas dozës së tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.” thuhet në njoftim.
Top Channel