Luftimet në lindje të Ukrainës/ Këshilltari i Zelensky: Humbjet janë serioze

29/04/2022 16:59

Humbjet e Ukrainës tashëm që luftimet janë zhvendosur në lindje të vendit janë mjaft serioze, por edhe humbjet e Rusisë nuk mbeten pas.

Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych tha se Ukraina kishte humbur kontrollin e disa qyteteve dhe fshatrave por u shpreh se edhe viktimat e Rusisë kanë qenë kolosale.

Arestovych tha se Rusia po humbte një kompani trupash çdo ditë, sipas komenteve të cituara nga agjencia e lajmeve UNIAN, ai tha se ushtarët e tij po vijon të kryenin një operacion të shkëlqyeshëm mbrojtjeje duke vënë jetën e tyre në rrezik.

Ndërkohë, numri i civilëve vazhdon të rritet ndërsa luftimet në lindje të Ukrainës po vazhdojnë.

Guvernatori rajonal i Luhansk – pjesë e Donbas – ka kërkuar përsëri civilët e mbetur të largohen.

Ndërkohë, policia në rajonin e Donetskut thotë se tre persona u vranë dhe gjashtë u plagosën gjatë ditës së kaluar gjatë sulmeve ruse.

Dhe rajoni verilindor i Kharkivit vazhdon të shohë gjithashtu luftime të ashpra. Zyrtarët atje thonë se pesë civilë u vranë në granatimet e fundit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA