Kredia e dhënë nga bankat për individët dhe bizneset pësoi zgjerim të shpejtë në muajin mars pa u ndikuar aspak nga kriza e çmimeve. Në total, në tremujorin e parë të këtij viti, u morën rreth 18 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar dhe është niveli më i lartë i kredisë së re në 7 vite.
Nga kredia e re në mars, gati 70% është marrë nga bizneset private. Ato janë kryesisht për overdraft, kapital qarkullues dhe pasuri të paluajtshme.
Në këto kushte overdrafti dhe kapitali qarkullues përfaqëson likuiditet dhe është një formë e bizneseve për të përballuar rritjen e çmimeve sidomos nga kompanitë e importit, që duhet t’i blejnë produktet me çmime më të larta, ndërsa blerja e pasurive të paluajtshme është një nga format që po jep më shumë kthim fitim si instrument investimi.
Banka e Shqipërisë u shpreh se vetëm vitin e kaluar çmimet e pronave dhe banesave u rritën me 9%, që do të thotë se investimi i parave në pasuri të paluajtshme do të sillte një fitim prej 9% në vit, të cilën nuk e ofron asnjë instrument tjetër financiar në Shqipëri.
Kjo shpjegon perse Kredia e marre nga individët prej gati 8.4 mld lekë, 60% e saj është marrë për blerjen e banesave të reja, që përbën një tjetër rekord dhe është dy herë më e lartë, mesatarja e 7 viteve të fundit.
Një pjese e mire e kredisë së re është marrë në euro në shumën 12 miliardë lekë. Marrja e kredisë në euro për individët dhe bizneset, vjen si pasoje normat me te larta të interesit të kredisë në lekë, gjë e cila po reflektohet edhe në tregun e borxhit të brendshëm të qeverisë.
Top Channel