Një kompani britanike ka shkaktuar zemërim me lëshimin e mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në botën e egër, për të cilat kritikët thonë se mund të krijojnë variante të reja super-mushkonjash, ndërsa banorët trembeshin se mund të bëhen një “eksperiment njerëzor” për pasojat e mushkonjave.
Kompania Oxitec me bazë në Britani thotë se ka ndryshuar përbërien gjenetike të insekteve me qëllim zhdukjen e të gjithë pasardhësve femra në mënyrë që të eliminohen koloni të mëdha të insektit.
Grupi Oxitec financohet nga Fondacioni ‘Bill e Melinda Gates’.
Operacioni duket i njëjtë me një zhvillim të vitit të kaluar nga nje kompani simoter në SHBA.
Oxitec thotë se pjellat e reja hibride që do te lindin prej tyre, mund të sjellin zhdukjen e sëmundjeve si Zika, ethet e verdha apo ato afrikane.
Edhe lëshimi eksperimental i mushkonjave në Kaliforni në një ishull panë gadishullit të Florida zemëroi kritikët në SHBA të cilët me të drejtë thonë se nuk mund të parashikojnë efektet apo sjelljen e insekteve të modifikuara.
Jaydee Hanson zyrtare e qendrës vendase të sigurisë ushqimore tha: “Ky eksperiment i panevojshëm është i rrezikshëm pasi në Kaliforni nuk kemi raste të ethenve afrikane, të Zika apo çikunjunga”.
“Lëshimi i miliarda mushkonjave të modifikuara gjenetikisht mund të bëjë që mushkonjat të krijojnë hibridë të rrezikshëm, infektues dhe agresivë”.
Grupi Oxitec, thotë se deri tani ka rezultate pozitive, dhe se testet nevojiten për të përcaktuar nëse popullata e tyre mund të kontrollohet.
Oxitec aplikoi në gusht 2021 me agjencitë mjedisore në SHBA për lëshimin e 5 milionë mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në Florida Keys për të reduktuar transmetimin e viruseve.
Në mars autoritetet federale zgjatën aprovimin e lëshimit masiv të mushkonjave të modifikuara gjenetikisht në katër zona të Kalifornisë, duke përfshirë dhe ishujt tropikalë në Florida Keys.
Mushkonja e përdorur në eksperiment është ‘Aedes aegypti’, dhe përbën një pjesë të vogël të mushkonjave në Florida Keys.
Në teori, mushkonjat mashkull të modifikuara që çiftohen me mushkonjat e botës së egër, lindin të vegjël femra që vdesin para riprodhimit. Ndërsa të vegjëlit meshkuj qe mbijetojne, ia kalojnë genin e modifikuar të vdekjes gjeneratave të tyre.
Edhe në Kaliforni eksperimentet janë pritur me kundërshtime të ashpra.
Aktivistja Angel Garcia tha: “Komuniteti ynë nuk dëshiron të bëhet një eksperiment njerëzor në testimet e mushkonjave të modifikuara gjenetikisht dhe këtu nuk ka raste të etheve të përmendura”.
Top Channel