Kishin dalë për iftar në restorant, si u vra 23-vjeçari dhe u plagosën dy vëllezërit e tij në Klinë (Detaje)

29/04/2022 09:20

Klina e Kosovës u trondit mbrëmë nga vrasja e një të riu.

23-vjeçari Fazli Hoxha mbeti i vdekur dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta, në parkingun e restorantit, ku familja e viktimës kishte shkuar për të darkuar për iftar.

Ata janë sulmuar sapo mbaruan darkën, ku gjatë sherrit mësohet se janë përdorur edhe shkopinj druri. Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit mes tyre.

Fillimisht tre të lënduarit u dërguan për trajtim në spitalin e Pejës ku morën trajtimin mjekësor e pastaj njëri prej viktimave edhe ka vdekur nga plagët e marra.

Mësohet se deri më tani janë arrestuar pesë persona për ngjarjen e rëndë, dëshmia e të cilëqve pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Po ashtu, pritet të merret dëshmia e familjarëve të tjerë dhe dëshmitarëve të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA