Dy shpërthime të forta tronditën Kievin të enjten në mbrëmje, në një kohë kur shefi i OKB ndodhej për një vizitë në kryqytein ukrainas, direkt pas takimit me Putin në Moskë
Sulmi i cili, mund ti kishte rrezikuar dhe jetën Guterres, u konfirmua edhe nga ministra ruse e mbrojtjes
“Armët ajrore me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë veprimi të Forcave Ajrore Ruse kanë shkatërruar ndërtesat e prodhimit të raketave dhe ndërmarrjes hapësinore Artyom në Kiev”.
Si pasojë e sulmit humbi jetën Gazetarja dhe producentja e Radio Evropa e Lirë Vera Girich pasi një nga raketat ruse, goditi shtëpinë ku ajo jetonte në Kiev.
Sulmi është i pari në kryeqytet në gati dy javë, dhe që zëdhënësi i Guterres e përshkroi si “tronditëse”. Ndërsa kryetari i Kievit Vitali Klitschko ashtu si Zelensky, që e cilësoi sulmin tallje të Putinit me institucionet ndërkombëtare, u shpreh:
“Ajo që është gjithashtu simbolike në këtë moment kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është në Kiev, është se kjo duket si një përshëndetje tallëse për të. Putin tregoi gishtin e mesit në këtë moment, duke bombarduar shtëpitë tona, duke i shkatërruar ato. Objektivi i Putinit nuk janë shtëpitë, objektivi i tij janë jetët e njerëzve”.
Guterres i cili vizitoi qytetin e Buchas dhe rrethina të tjera të Kievit tha se bëri autokritikë për institucionin që ai drejton, duke thënë se Këshilli i Sigurimit dështoi të bëjë gjithçka në fuqinë e tij për të parandaluar dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte.
Teksa përmendi takimin e tij me Putinin, ai tha se presidenti rus kishte dakord “në parim” për përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq në evakuimin e civilëve në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal.
Top Channel