Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, ka nisur takimin me zyrtarët demokratë, pas takimit që pati me kryeministrin Rama.
E shoqëruar nga i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ambasadoren Yuri Kim, Donfried është ulur në tryezë me Enkelejd Alibeajn, Jorida Tabakun dhe Gazment Bardhin.
E dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës po mban takimin vetëm 24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike.
Për shkak se selia blu është marrë në kontroll nga Sali Berisha, takimi po mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Ashtu sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.
Top Channel