Një operacion po zhvillohet për evakuimin e të mbijetuarve të Holokaustit nga Ukraina teksa lufta ka hyrë në javën e nëntë.
Gjithsej 78 të mbijetuar të Holokaustit po kërkojnë strehim në Gjermani pas një konference ku u organizuan misione shpëtimi për më të moshuarit dhe më të brishtët në vendin e shkatërruar nga lufta.
Ndër ata që janë shpëtuar është Galina Ploschenko, 90 vjeç, e cila udhëtoi për tre ditë nga vendlindja e saj në Dnipro në një qendër të kujdesit për të moshuarit në Hanover, Gjermani.
“Ata më thanë se Gjermania ishte alternativa ime më e mire dhe u thashë shpresoj se keni të drejtë”, tha ajo për Neë York Times.
Ploschenko tregoi se si ishte bllokuar në shtratin e saj në një qendër rehabilitimi në Dnipro kur sulmet e artilerisë goditën qytetin juglindor.
Top Channel