Xhamia e Namazgjasë nuk hapet, besimtarët do të falen në shesh për Fiter Bajram

28/04/2022 22:51

Besimtarët myslimanë do të falin Namazin e Fiter Bajramit në 2 maj, në sheshin “Skënderbej”.

Xhamia e Namazgjasë, që ndodhet në qendër të kryeqytetit është ende në proces ndërtimi, kështu që as këtë vit nuk do të hapet për besimtarët.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se, Namazi i Fiter Bajramit do të falet në Sheshin Skënderbej më datë 2 maj 2022, ora 06:20.

Agjërimi është një prej 5 shtyllave të fesë Islame që kurorëzohet me faljen e Fitër Bajramit. Myslimanët shqiptarë presin me padurim hapjen e dyerve të xhamisë së re për t’u falur në ambientet e kësaj xhamie madhështore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA