Sulmet ruse të njëpasnjëshme kanë shkaktuar shumë viktima në Mariupol, ku tashmë banorët e mbetur në vend janë të rrezikuar nga një tjetër faktor, nga sëmundjet vdekjeprurëse për shkak të kushteve shumë të rënda sanitare të cilat janë si në mesjetë,
Rreth 100 mijë banorë kanë mbetur në qytet, të cilët rrezikohet, nga sëmundje të tilla si kolera dhe dizenteria për shkak të mungesës së kanalizimeve.
Kryebashkiaku i qytetit Vadym Boychenko tha se sa më shumë të ngrohë koha, më kritike do të bëhet situata, pasi edhe kufomat nën rrënoja po dekompozohen dhe ka një mungesë të theksuar të ujit të pijshëm dhe ushqimeve,
“Okupatorët nuk janë në gjendje t’i ofrojnë popullatës ekzistuese ushqim, ujë dhe ilaçe, ose thjesht nuk janë të interesuar për të, Ushtria ruse po bllokon të gjitha mundësitë për evakuimin e banorëve, njerëzit do të vdesin.” tha Vadym Boychenko, duke bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm dhe të plotë të Mariupolit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres është sot në Kiev duke folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar ngritjen e korridoreve humanitare për të larguar njerëzit nga Mariupol.
Top Channel