Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 13 në Durrës, ku një 20 vjeçar ka plagosur vëllain e tij të madh me thikë pas një sherri banal.

Gjithçka ka nisur nga shqetësimi që i riu ka pasur nga alarmi i telefonit të vëllait, i cili po ngrihej për të konsumuar syfyrin, pasi agjëronte.

Gazetari, Leonidha Musai  tregoi për “Shqipëria Live” disa detaje të reja nga ngjarja që tronditi Durrësin mëngjesin e sotëm.

Sipas gazetarit autori nuk ishte përdorues i alkoolit ose i lëndëve narkotike, njëkohësisht nuk kishte precedent penal.

Si fillim sherri ka nisur me fjalë, më pas ka vijuar me përplasje  fizike, deri në momentin më ekstrem e cila ishte plagosja me thikë.

Pasi ka kryer krimin 20 vjeçari ka thirrur policinë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e pallatit ku banonin vëllezërit me origjinë nga Kukësi, prej disa kohësh janë shprehur se ishin shumë djem të qetë dhe jo problematikë.

Nga ana tjetër autori është shprehur se lodhej në punë, ndërsa alarmi i vazhdueshëm i mëngjesit  i shkaktonte probleme me gjumin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA