Pezullimi i furnizimit, rritet 20% gazi në Europë, Zelensky: Rusia po e përdor si armë!

28/04/2022 12:32

Pezullimi i furnizimit të Polonisë dhe Bullgarise nga Gazpromi rus ka ndikuar menjëherë në cmimin e gazit në Europë, duke bërë që ai të rritet brenda ditës me 20%.

Moska e arsyetoi pezullimin e eksporteve drejt këtyre dy vendeve me refuzimin e tyre për të paguar me rubla. Fill pas kësaj, çmimet referente europiane u rritën në 121 euro, për të arritur nivelin e tyre më të lartë, pothuajse shtatë herë më shumë se një vit më parë. Polonia dhe Bullgaria janë anëtarët e parë të BE-së që kanë ndërprerë furnizimin me gaz nga furnizuesi kryesor evropian që kur Kremlini nisi agresionin ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt.

Gazi rus përbën rreth 40 për qind të importeve të BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se do të gjendet një zgjidhje për situatën dhe se Polonia dhe Bullgaria po marrin gaz nga fqinjët e tyre të BE-së.

Me anë të një deklarate von der Leyen pezullimin e gazit e quajti “një tjetër provokim nga Kremlini” dhe akuzoi Moskën se po e shfrytëzon gazin për të “shantazhuar” bllokun. presidenti ukrainas Volodimir Zelensky deklaroi se Moska po përdor si armë jo vetëm gazin, por tregtinë në përgjithësi.

Zelensky:  Sa më parë ta pranojë Europa se është e papranueshem të varet nga Rusia për tregti, aq më shpejt do të jetë e mundur të garantohet stabiliteti në tregjet evropiane. Vendimi për të ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë është një tjetër argument në favor të faktit se askush në Europë nuk mund të shpresojë të ketë një bashkëpunim normal ekonomik me Rusinë.

Muajin e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi vendet evropiane të shënjestruara si “armike” të paguajnë gazin në rubla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA