Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar përkohësisht prokurorin Arens Çela, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
KLP njofton se me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrirerës, Këshilli vendosi unanimisht të miratojë projekt – aktin për ndërprerjen e komandimit të prokurorit Arens Çela, në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ku ka emërimin si prokuror.
Emërimi i tij vejn pas shkakrimit të drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Elizabeta Imeraj, nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Të pranishëm në mbledhje ishin të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të ftuarit përfaqësues nga Progami OPDAT.
Top Channel