Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim paraprak për kompaninë Noa Control që kryen shërbimin e kontrollit të pompave të naftës.
Kjo masë ndaj saj është marrë pas ankesës që 5 ndërmarrje (Alert sh.p.k, Ecit, Swiss Approval Albania, ST2 dhe MFM) kanë bërë pranë Autoriteti lidhur me pasojat që ka sjellë në treg pozita dominuese e Noa Control, e cila ka të drejtën e ekskluzive përmes një kontrate koncesionare që të ofrojë këtë shërbim.
Sipas kompanive, Noa Control si një ndërmarrje me të drejta të veçanta po përfiton po abuzon me pozitën e saj duke ofruar jo vetëm shërbimin e verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburantit, por edhe shërbime të tjera si inspektimi i depozitave të naftës, lëshimin e vërtetimeve teknikë për kompanitë e përpunimit e tregtimit të karburante, që sipas ligjit mund të ofrohen lehtësisht edhe nga kompani të tjera.
Kjo sjellje e Noa Control në treg vlerëson Autoriteti kufizon konkurrencën në treg ndaj aktiviteti i kompanisë do të hetohet për një periudhë 2-vjeçare.
Ndërkohë, ne mes të krizës së çmimeve të naftës ne vend që po godet konsumatorët, kompania Noa Control i ka kërkuar qeverisë pak kohë më parë të rishikojë kontratën për një rritje të mundshme të tarifave të kontrollit të pompave të naftës çka nëse ndodh do të shtojë kostot mbi qytetarët, për të cilën vetë ministrja e Financave ka deklaruar se nuk ka ende një vendim nga autoritetet për miratimin e kërkesës.
Më herët, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me koncesionin e pompave të naftës që zbaton kjo kompani.
Në një raport të publikuar në fillim të vitit për masat e marra në mbrojtjen e konsumatorit nga abuzimet me peshën, KLSH konstatonte se kontrata koncesionare mund të krijojë hapësira për konflikt interesi dhe mungesa e një eksperti metrolog për të monitoruar zbatimin e kontratës nuk ofron siguri për konsumatorët mbi cilësinë e ofrimit të shërbimit nga koncesionari.
Top Channel