Këshilli Sigurimit në OKB, i dedikoi një seancë të posaçme krimeve të luftës në Ukrainë, nga ku në emër të Shqipërisë foli ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka, ku fillimisht falënderoi prokuroren e përgjithshme të Ukrainës për dokumentin e 8.000 krimeve.

Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, një vend që supozohet të jetë një nga mbrojtësit e sistemit të bazuar në rregulla ndërkombëtare dhe për këtë arsye është e pajisur me të drejtën e vetos, por papritmas u kthye në mashtruese. Një i ashtuquajtur mbrojtës i sistemit, ka nisur një luftë kundër një fqinji, duke kryer krime të paimagjinueshme në këtë proces, pse? Jo sepse u sulmua, jo sepse u kërcënua, por sepse zgjodhi. Ajo nuk është ndalur, edhe kur Asambleja e Përgjithshme e kësaj Organizate e dënoi në masë luftën e saj duke I kërkuar ta ndalonte atë”, tha Xhaçka.

Rusia tha në fund të fjalës së saj ministria Olta Xhacka duhet të mbajë përgjegjësi duke theksuar se kjo është diçka që i detyrohemi edhe popullit ukrainas, të cilët në këtë luftë po luftojnë jo vetëm për tokën dhe vendin e tyre, por edhe për ne, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin dhe për të ardhmen e të gjithëve ne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA