KPA seancë për Rilinda Selimin/ Gjyqtarja kërkon vendim për kërkesën për përjashtimin e trupës së kolegjit

28/04/2022 10:56

Kolegji i Posacëm i Apelimit po mban këtë të enjte seancën për gjyqtaren Rilinda Selimi.

Rilinda Seilimi kërkon të marrë vendimin e arsyetuar për kërkesat që ka bërë për përjashtimin e trupës së KPA.

Kërkesa tjetër e gjyqtares së apelit administrativ lidhet me përjashtimin nga trupa të anëtares së KPA, Natasha Mulaj, mbasi sipas selilimit ka gjykuar një çështje në apelin administrativ me palë një të afërm të Mulajt.

Edhe për Mulajn KPA e ka rrëzuar si kërkese dhe Selimi e kërkon edhe këtë vendim të arsyetuar.

Debatet në KPA: 

KPA: Vendimet që ka marrë trupa gjykuese jane vendime të formës së prerë dhe ky trup gjykues konstaton se seanca nuk duhet ndërprerë por do t’i krojojë mundësinë subjektit të rivlerësimit që të njihet në një kohë  tjetër. Në keto kushte seanca do te vijoje.

Rilinda Selimi: Do të përfaqesohem vete. Kërkesa tjetër lidhet me një situatë tjetër faktike për një procedim pasuror ndaj bashkeshortit tim. Lënda e hetimit pavarësisht natyrës penale është e njëjtë,  pra po hetohet për të njëjtat pasuri si në ato kur ishte në objekt rivlerësimi. Jemi para kësaj situate. SPAK  ka administruar dosjen e procesit tim të rivlerësimit dhe po ashtu aktet janë objekt, gjithashtu  edhe parashtrimet. Kërkoj te pezullohet gjykimi derisa sa të shprehet SPAK për cështjen që ka

Komisioneri publik: Është një kërkese që e lë në cmimin tuaj

Anetari i KPA Sokol Çomo: A ka komisioneri nje qendrim të vetin për kete kërkesë?

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA