Kievi u bombardua gjatë kohës që sekretari i përgjithshëm i OKB-së ishte për vizitë aty

28/04/2022 22:50

Zyrtarët ukrainas kanë dënuar sulmin me raketa të Rusisë në Kiev mbrëmjen e sotme, e cila ndodhi teksa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres po përfundonte vizitën e tij në kryeqytetin ukrainas.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se pesë raketa fluturuan mbi Kiev, gjatë kohës kur Guterres po përfundonte bisedimet.

“Sot, menjëherë pas përfundimit të bisedimeve tona [me Guterres] në Kiev, raketat ruse fluturuan në qytet, 5 raketa. Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale. Në lidhje me përpjekjet e udhëheqjes ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata. Prandaj kërkon një përgjigje të përshtatshme dhe të fuqishme“, tha Zelensky, në video-mesazh.

Ai gjithashtu foli edhe për sulmet në Kiev, , Fastiv, Odesa, Khmelnytskyi dhe qytete të tjera, të cilat janë dëshmi e një lufte e cila vazhdon prej muajsh.

“Sulmet me raketa ruse në Ukrainë në Kiev, Fastiv, Odesa, Khmelnytskyi dhe qytete të tjera dëshmojnë edhe një herë se nuk mund të relaksoheni ende, nuk mund të mendoni se lufta ka mbaruar. Ne ende duhet të luftojmë, ne duhet të dëbojmë pushtuesit”, tha Zelensky, sipas CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA