Një prej kompanive më të mëdha energjitike të Gjermanisë tha sot se po përgatitet të blejë gazin rus me një sistem pagesash që mund të bjerë ndesh me sanksionet e BE.
Grupi Uniper tha e do të paguajë në euro që do të konvertohen më pas në rubla, duke plotësuar kërkesën e Kremlinit që të gjitha transaksionet të bëhen në valutën ruse.
Grupe të tjera energjitike evropiane raportohet se po përgatiten të bëjnë të njëjtën gjë mes shqetësimeve për ndërprerje të furnizimeve, shkruan rrejti britanik BBC.
Uniper tha se nuk ka zgjedhje tjetër por është ende duke respektuar sanksionet e BE.
“Ne po marrim në konsideratë një version që përputhet edhe me sanksionet edhe me dekretin rus, nëse është e mundur,” tha një zëdhënës gjerman për BBC.
“Për kompaninë tonë dhe Gjermaninë, nuk është e mundur të punojmë pa gazin rus pasi do të kishte pasoja dramatike për ekonominë”.
Rrjeti shpërndarës gjerman RWE nuk pranonte të komentonte mbi çështjen.
Komisioni Evropian tha javës që shkoi se “nëse blerësit kryejnë pagesat në euro dhe marrin konfirmimin e veprimit para se kjo të konvertohet në rubla, atëherë nuk ka shkelje sanksionesh”.
Ndaj komentit ka pasur disa zera dyshimi.
Në fund të marsit Rusia tha se “vendet jomiqësore” duhet të paguajne për naftën dhe gazin e saj në rubla, pasi aleatët perëndimorë kanë ngrirë miliarda dollarë e valuta të tjera në asete.
Sipas dekretit importuesit duhet të paguajnë në euro ose dollarë në një llogari të Gazprombank, që është dega bankare zvicerjane e Gazprom, që më pas i konverton në rubla për t’u dërguar në Rusi.
Polonia një nga kritiket më të ashpra të lëvizjes tha se BE duhet të penalizojë vendet që përdorin rubla për të paguar gazin rus.
Ministrja Anna Moskwa përmendi Gjermaninë, Hungarinë e Austrinë si vende që po i rezistojnë embargos ndaj Rusisë.
Top Channel