Glodian Dervishi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se vidhte bizhuteri në zona të ndryshme të Tiranës.
39-vjeçari, banues në Laknas, u arrestua veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale. Ai u kap në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e shtetasit S. R.
Nga hetimet policore rezultoi se ai kryente vjedhje në banesa, në zonën e Kombinatit, Paskuqanit dhe në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas sendet e vjedhura i shiste në vendin e quajtur “Dollari” dhe në një argjendari në Kamëz.
Në vijim të veprimeve u mor nën hetim pronarja e argjendarisë në Kamëz, shtetasja N. Z., 58 vjeçe, banuese në Kamzë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rredhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
Gjatë kontrollit, autorit iu gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura, ndërsa gruas N. Z. iu gjetën 5 unaza dhe 2 varëse floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me orat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel