Një person ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në Durrës.

Burime zyrtare të policisë thanë se pas një konflikti për motive të dobëta, F. H. ka goditur me thikë kunatin e tij me inicialet S.T.

Mësohet se i plagosur është dërguar me ugjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq autori i plagosjes është shpallur në kërkim.

Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA