Në pjesën jugore të qytetit rus të Belgorodit, ditën e sotme janë dëgjuar shpërthime të cilat nuk dihet se nga kanë ardhur.
Sipas Sky News, dy dëshmitare than për Reuters, se kishin dëgjuar dy shpërthime në këtë qytet, ,ndërsa nuk dihet nëse ka viktima apo dëme.
Kremlini ditët e fundit ka raportuar, për një seri sulmesh nga forcat ukrainase në Belgorod dhe rajone të tjera jugore që kufizohen me Ukrainën.
Ditën e djeshme u dëgjua një shpërthim në fshatin Staraya Nelidovka në Belgorod, ku një depo municioni mori flakë.
Në fillim të këtij muaji, guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, pretendoi se një depo karburanti u godit nga dy helikopterë ushtarakë të Ukrainës pasi ata kaluan kufirin me Rusinë në lartësi të ulët.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ditën e sotme akuzoi Perëndimin se po i bën thirrje të hapur Kievit që të sulmojë Rusinë dhe e paralajmëroi atë të mos i testojë durimin.
Top Channel