BE nuk fal Hungarinë, hapet procesi historik: Rrezikon sanksione derrmuese!

28/04/2022 12:27

Për të parën herë në histori, Bashkimi Europian ka vendosur të përdorë  instrumentin e shtetit ligjor në një proces që ka hapur kundër Hungarisë dhe vend ii drejtuar me dorë të fortë nga Viktor Orban, rrezikon sanksione të rënda financiare.

Në BE është diskutuar për vite me radhë mënyra sesi duhen trajtuar qeveritë e vendeve anëtare që shkelin në mënyrë sistematike vlerat demokratike bazë dhe shpërbëjnë shtetin e së drejtës në vendin e tyre.

Debatet zgjatën për dekada të tëra deri sa në fund, Brukseli ra dakord për vënien në funksionim të të ashtuquajturit mekanizëm i shtetit të së drejtës, që hyri në fuqi në fillim të vitit 2021.tani ai pritet të vihet në përdorim për herë të parë kundër Hungarisë, atij vendi anëtar të BE, i cili që prej 2010 shkaktoi në BE hapjen e debatit për shkak të aktiviteteve jodemokratike të qeverisë së kryesuar nga kryeministri, Orban.

Në procesin e hapur kundër anëtarit rebel, sic sqaroi  zëvendëspresidenti i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas argumentet më të rëndësishme janë një numër i madh dyshimesh për korrupsion dhe parregullsi në tenderat publikë si dhe vënia në rrezik e pavarësisë së drejtësisë. Për këto akuza Hungaria mund të dënohet me sanksione të mëdha financiare.

Konkretisht mund të humbasë qindra milionë euro subvencione nga BE. Meqenëse ato janë të rëndësishme për ekonominë dhe kapin në vit nivelin e katër përqindëshit të prodhimit të brendshëm bruto, mosdhënia do të ishte një mjet për të ndaluar shpërbërjen e shtetit të së drejtës nga qeveria e Orbanit, të paktën kështu shpresojnë ata që kritikojnë kryeministrin hungarez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA