Zyrtarja e lartë amerikane në Tiranë: Jemi gati për t’u divorcuar nga burimet ruse, bashkë do ia dalim

27/04/2022 10:07

Zv/sekretarja për diplomacinë energjitike në DASH, Laura Lohman përshëndeti konferencën e mbajtur në Pallatin e Brigadave, ku e pranishme është dhe ambasadorja Yuri Kim, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së saj, në kuadër të transformimit të Shqipërisë në eksportuese të energjisë, Laura Lohman, zv/sekretare për diplomacinë energjitike në DASH, tha se po hartohet çdo plan i mundshëm për t’u shkëputur përgjithmonë nga Rusia, si në burimet nëntokësore, edhe ato energjetike. Ajo tha se ky proces do të jetë i vështirë, por jo i pamundur nëse ka bashkëpunim.

Lohman: Politikat amerikanë janë fokusuar në rritjen e burimeve energjitike,bërthamore dhe të rinovueshme. Ne duam të sigurojme burime energjie. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës, nënëvizojnë nevojën e eruopës për pavarësinë e saj nga gazi rus.

Kemi plane, si inciativa e 5 marsit, për të rritur pavarësinë e BE nga gazi rus. Kjo do të kërkojë vite që BE të çlirohet nga kjo varësi. Po punojmë për të ccuar përpara këtë përpjekje. Ne po invesitojmë në teknologji, kemi bashkëpunuar me kompani amerikane për të rritur furnizimin me gaz të lëngshëm. Gazi i lëngët do të përmbushë nevojat e konsumatorëve.

Jemi të qartë mbi ashpërsimin e situatës. Përshpejtimi i tranzicionit është një sfidë e rëndësishmë që po përballemi së bashku. Ne pranojmë që ky proces kërkon kohë. Sot më shumë se kurrë difesifikimi i energjisë është jetësor, për të ndihmuar në ndërprerjen nga gazi rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA