Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Fier, ku 73-vjeçari Sabri Serdari humbi jetën pasi iu dogj shtëpia.

Mësohet se ai ka qenë i sëmurë dhe nuk mund të lëvizte dot, duke mos arritur të dalë nga flakët e mëdha.

Sabri Serdari jetonte me bashkëshorten prej 10 vitesh me qira ne këtë shtëpi.

Ne momentin që ranë flakët gruaja nuk ndodhej në banese. Fqinjët kanë treguar se kanë tentuar ta ndihmojnë por nuk kane mundur pasi flaket kishin përfshirë të gjithë godinën.

Trupi i pajete është përcjelle per ne morgun e qytetit te fieri. Vijojnë hetimet per te nxjerr shkaqet e rënies se flakëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA