Zbulohet rasti i parë i gripit të shpendëve tek njeriu

27/04/2022 13:05

Kina ka raportuar rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, por autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët.

Ministria kineze e Shëndetësisë deklaroi se një djalë katër vjeçar, i cili jeton në provincën qendrore të Henanit, ishte pozitiv me llojin H3N8. Ministria e Shëndetësisë shtoi se rreziku i infeksionit  është relativisht i vogël.

Djali u shtrua në spital në fillim të prillit me ethe dhe simptoma të tjera të gripit. Mësohet se ai ishte infektuar drejtpërdrejtë nga shpendët.

Familja e djalit të infektuar jeton në një zonë të banuar nga rosat e egra dhe rriste pula.

Autoritetet kineze apelojnë që njerëzit të mos u afrohen zogjve të ngordhur apo të sëmurë dhe të vizitojnë mjekun në rast të temperaturës apo simptomave në frymëmarrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA