“Ukraina e pasluftës”, Zelensky u shpreh mirënjohje protestuesve të cilët sollën shpresën për të ecur përpara

27/04/2022 22:57

Ditën e sotme në Sheshin e Pavarësisë në Kiev u mbajt një protestë e cila kishte si qëllim mbështetjen e ushtarëve dhe civilëve që kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin juglindor të Mariupolit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky priste me padurim një Ukrainë të pasluftës në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme, ku tha se donte të siguronte strehim për të gjithë ata që shërbejnë në forcat e armatosura, duke punuar si reagues emergjence, oficerë policie dhe përndryshe duke punuar për shtetin.

Përveç qëllimit të të rindërtimit nga shkatërrimet e shkaktuara nga sulmet ruse,njëkohësisht ai bëri thirrje për të informuar sa më shpejt për ndërtesat e dëmtuara, në mënyrë që rindërtimi i pasluftës të nisë sa më shpejt.

Lidhur me vendimin e Bashkimit Europian për heqjen e detyrimeve mbi eksportet e Ukrainës për një vit, si dhe pezullimin e tarifave anti-dumping, Zelensky tha se do të përmirësonte jo vetëm ekonominë e Ukrainës, por edhe atë të Evropës, pasi Rusia ishte e vendosur të shkaktonte rritje të çmimeve globale.

Ukraina së bashku me Rusinë është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave, ku për shkak të luftës që po zhvillohet është rritur frika për mungesat  duke  shkaktuar  rritje të  çmimeve.

Ai gjithashtu bëri një thirrje të veçantë për njerëzit në jug të Ukrainës, të cilët vazhdojnë të protestojnë kundër pranisë së forcave pushtuese ruse.

“Sa më e fortë rezistenca jonë tani, aq më shumë refuzim do të shohin pushtuesit, aq më shpejt do të kthehet jeta normale në tokën tonë“, tha Zelensky.

FOTO GALERI
1/1
Ditën e sotme në Sheshin e Pavarësisë në Kiev u mbajt një protestë e cila kishte si qëllim mbështetjen e ushtarëve dhe civilëve që kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin juglindor të Mariupolit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA