SHBA e Rusia në këmbim të papritur të burgosurish mes tensioneve të ndezura në Ukrainë (fotot)

27/04/2022 18:48

Rusia dhe SHBA kanë kryer sot një këmbim sensacional të burgosurish, duke këmbyer një ushtarak të lartë të marinës të burgosur në Moskë me një pilot i denuar si trafikant drogash që po kyente një dënim të gjatë me burg në SHBA.

Marrëveshja surprizë përfshinte Trevor Reed, amerikani i burgosur në Rusi prej tre vjetësh, për të cilën ekspertët thonë se do të ishte e vështirë të realizohej edhe në kohë paqeje.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në pikën më të ulët në disa dekada prej luftës së Rusisë në Ukrainë, për të cilën Moska thotë se është në fakt “një luftë e SHBA me duart e Ukrainës”.

Ndërsa Uashingtoni ka pranuar të kthejë Konstantin Yaroshenko, një pilot rus që po kryente dënimin me 20-vjet në një burg federal për trafik kokaine në SHBA. Ai ishte arrestuar në vitin 2010 në Liberi, Afrikë nga ku më pas u ekstradua në SHBA.

Reed, ish-marins nga Texas, u arrestua në gusht 2019 kur sipas autoriteteve ruse sulmoi një oficer policie që po e çonte në stacion me makinë, pas një nate të piri alkool.

Ai më vonë u dënua me nëntë vjet burg për të tjera akuza, por familjarët dhe qeveria e SHBA thonë se është i pafajshëm.

Presidenti Biden, ishte takuar me prindërit e Reed këtë muaj në Uashington ku i kishte njoftuar për lirimin e mundshëm.

Rusia kishte kërkuar prej vitesh kthimin e Yaroshenko dhe kishte refuzuar lutjet për lirimin e Reed, familja e të cilit tha se është diagnostiuar me tuberkuloz.

Këmbimi i të burgosurve u krye në një shtet evropian. Zyrtarët nuk treguan se ku ndodhi por gjurmuesit e fluturimeve kishin identifikuar një avion zyrtar rus që fluturonte drejt Ankarasë, Turqi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA