25/11 10:15
Rusia ka dëbuar tetë diplomatë japonezë dhe tre norvegjezë ditën e sotme dhe ky vendim do të qëndrojë në fuqi deri më datë 10 maj.
Ky vendim vjen pas disa javësh që kur Japonia dëboi nga vendi tetë diplomat rusë, që ishte si një përgjigje ndaj luftës që Rusia po kryen në Ukrainë dhe vrasjen e civilëve.
Ministria e Jashtme e Kremlinit tha se kishte thirrur një përfaqësues të ambasadës japoneze në Moskë dhe i tha atij se tetë diplomatët duhet të largoheshin nga Rusia deri më 10 maj.
Ndërkohë, ministria e jashtme e Norvegjisë tha se Rusia do të dëbonte tre diplomatë norvegjezë pasi Oslo dëboi një numër të ngjashëm diplomatësh rusë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Top Channel