Putin humbet kontrollin e dorës e më pas të këmbës, Presidenti rus gati rrëzohet!

27/04/2022 14:02

Një video e re i ka dhënë sërish hov spekulimeve mbi gjendjen shëndetësore të Vladimir Putinit.

Teksa niset të takojë plot entuziasëm mikun e tij besnik, liderin bjellorus Alexander Lukashenko në Kremlin, dora e djathtë e Putinit dridhet fort dhe ai menjëherë e fut brenda xhaketës, por fill pas kësaj, e tradhëton dhe këmba.

Ka pasur një seri raportesh këto muajt e fundit, të cilat pretendojnë se kreu i shtetit rus përballet me probleme shëndetësore. Zëra të tillë janë ushqyer sidomos nga pamja e tij, fytyra mjaft e fryrë e sidomos fakti që vazhdimisht kërkon të kapet diku për t`u mbështetur.

Videoja e takimit me Lukashenkon është regjistuar në 18 shkurt, pak përpara fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, por bëhet publike vetëm tani. Edhe në një takim me ministrin e mbrojtjes, Sergei Shoigu, të transmetuar live në televizionin shtetëror rus javën që shkoi, Putini shihej duke u mbajtur fort pas tryezës me dorën e djathtë.

Sipas Anders Aslund, economist suedez dhe ish këshilltar për cështjet e Ukrainës dhe Rusisë, ajo video tregon se si Putin, ashtu edhe Shoigu, duken të trazuar e në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA