Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në deklaratë për media ditën e sotme, u shpreh se nuk është e vërtetë që Rusia po përdor furnizimin e gazit si një mënyrë për të shantazhuar shtetet.
Peskov u shpreh se ka një rregull të ri për vendet që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, për mënyrën e furnizimit me gaz, që do të kryhet vetëm me Rubla, por nuk e bëri të ditur nëse ndonjë vend kishte rënë dakord të paguajë me rubla.
“Kjo nevojë është diktuar nga fakti se, siç e dini, një sasi e konsiderueshme e rezervave tona janë bllokuar. Prandaj, nuk bëhet fjalë për ndonjë shantazh”, tha ai.
Ai tha se nëse konsumatorët e tjerë “refuzojnë të paguajnë sipas sistemit të ri”, atëherë dekreti i Presidentit Putin, sipas të cilit furnizimi me gaz mund të ndërpritet.
BE-ja e bëri sot komentin për shantazh nga Rusia, pasi vendosi të ndërpresë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë. Moska tha se kjo ishte për shkak se ata kishin refuzuar të paguanin në monedhën ruse, rubla.
Top Channel