Politikanët më të lartë amerikanë, miq dhe familjarë të Madeleine Albright nderuan të mërkurën jetën e gruas së parë, sekretare të shtetit, e cila mbërriti në SHBA si një vajzë e re nga Çekosllovakia e shkatërruar nga lufta për tu bërë një ikonë në diplomacinë amerikane.

Në shekullin e 20 dhe 21 liria nuk kishte një kampione më të mirë se Madeleine Albright’ , kështu tha para një audience prej më shumë se 1400 personash presidenti Joe Biden në katedralen e Uashingtonit.

“Madeleine ishte një forcë e natyrës,  e kuptoi se historia e saj ishte historia e Amerikës. Emri i saj është ende sinonim i Amerikës si një forcë për të mirën në botë. Ajo kurrë nuk humbte kohë kur shihte diçka që duhej rregulluar ose dikë që kishte nevojë për ndihmë”.

Albright u nda nga jeta më 23 mars në moshën 84-vjeçare pas një lufte me kancerin, Ajo ishte gruaja e parë e zgjedhur në postin e sekretares së shtetit më 1997 dhe shërbeu si e tillë  deri në vitin 2001. Një nga figurat kryesore në administratën e Presidentit Bill Clinton,  ajo mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik në Kosovë. E njohur si “një kampione e demokracisë”, Albright pati rol thelbësor  në pavarësinë e Kosovës, ku ka bërë dy vizita . në Prishtinë, në 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.

Albright ka vizituar edhe Shqipërinë në vitin 2000 kur vendi po gjente më në fund pak qetësi  pas trazirave të vitit 1997 dhe përfundimit të luftës në Kosovë .

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA