Sulmet ruse vijojnë prej dy muajsh në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme.
Në një nga foto tregohet spitali i shkatërruar nga bombardimet në një zonë të Ukrainës. Spitali ishte i mbushur me pacientë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për shpëtimin e tyre.
Shtëpia e Kulturës u shkatërrua nga forcat ruse në qytetin e Irpinit.
Në lot 59 vjeçari, Mykola Nahornyi u rikthye në shtëpinë e tij të shkatërruar nga bombardimet ruse, për të rimarrë atë që ka mbetur nga gjërat e tij në Kolychivka, në rajonin Chernihiv në veri të Ukrainës.
Një funeral u mbajt ditën e sotme për ushtarët ukrainas të cilët kanë humbur jetën në luftë, ku morën pjesë shumë qytetarë.
Ajo që duket më shpresëdhënëse është një protestë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, e cila kishte si qëllim mbështetjen e ushtarëve dhe civilëve që kanë mbetur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, në qytetin juglindor të Mariupolit.
Top Channel