Shërbimet që marrin qytetarët përmes sporteleve do ti përkas të shkuarës.
Prej datës 1 Maj qeveria thotë se do nuk do të ketë më shërbime në sportele por vetëm online. Kryeministri Edi Rama e quajti një stacion historik i vënë në veprim për Revolucionit Dixhital të mundësuar nga platforma E-Albania.
“Kjo do të funksionojë edhe pse në fillim do të ketë disa ngërçe edhe pse në fillim do të ketë disa shqetësime edhe pse do të ketë njerëz që nuk do mund ta dinë si mund ta marrin shërbimin por nevoja do ti bëj që ta mësojnë. Thjesht dhe vetëm ta bëjmë këtë ndryshim në mëndje që nuk ka më letra nuk ka më sportele nuk ka më shërbim me kontakt fizik për 95% të shërbimeve.”
Radhët në hipoteka me këtë zhvillim sipas kryeministrit do t’u vijë fundi.
“Famëkeqja hipotekë tani është këtu (celular). Nuk ka më nevojë të shkosh më tek hipoteka dhe të hysh në të gjitha ato historira dhe në ato kanale ato labirinthe dhe në ato bodrume dhe ato katakombe për të nxjerrë më në fund pronën tënde. Një pjesë e shërbimeve vine menjëherë këtu. Hipoteka kërkon disa ditë nuk e di sa është afati tani por afatet janë të shpallura dhe brenda disa ditëve do të vij këtu hipoteka nuk ka nevojë të shkosh asgjëkundi.”
Ky zhvillim bën që Shqipëria të rreshtohet përkrah vendeve europiane që kanë në përdorim atë që njihet si Qeverisja Digjitale.
Top Channel