Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim për 32 të akuzuarit, ulet dënimi për 10 prej tyre Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane shtojnë përpjekjet për të rritur kapacitet prodhuese të energjisë elektrike në vendin tonë.
Në funksion të këtij qëllimi u zhvillua në Tiranë konferenca me përfaqësues të kompanive të mëdha të energjisë nga SHBA dhe BE.
“Me shumë kënaqësi dëshmoj progresin për shndërrimin e impiantit të Vlorës në një impiant për prodhimin e energjisë. Shtoj këtu energjinë diellore, të erës. Ëndrra e gjatë e Skavicës që do rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe do na japë një shtysë drejt pavarësisë energjetike. Këto tregojnë një potencial për ta shndërruar Shqipërinë brenda këtij viti në prodhues neto të energjisë dhe kjo është gjë e madhe.”
Laura Lohman, zv/sekretare për diplomacinë energjitike në DASH u bë pjesë e kësaj konference nga ku tha se merr rëndësi të posaçme dalja nga varësia ruse e gazit.
“Politikat amerikanë janë fokusuar në rritjen e burimeve energjetike,bërthamore dhe të rinovueshme. Ne duam të sigurojmë burime energjie. Lufta e Putinit ndaj Ukrainës, nënëvizojnë nevojën e eruopës për pavarësinë e saj nga gazi rus. Kemi plane, si iniciativa e 5 marsit, për të rritur pavarësinë e BE nga gazi rus. Kjo do të kërkojë vite që BE të çlirohet nga kjo varësi. Po punojmë për të ccuar përpara këtë përpjekje. Sot më shumë se kurrë divesifikimi i energjisë është jetësor, për të ndihmuar në ndërprerjen nga gazi rus.”
Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim tha se siguria energjitike është e lidhur ngushtë me me sigurinë kombëtare.
“SHBA ka theksuar nevojën për të diversifikuar burimet e energjisë. Nuk mund të presim më, pas pushimit të agresionit rus në Ukrainë. Kemi nevojë të kemi më shumë gaz-sjellësa. SHBA dhe BE po përballen me një realitet të ri. Rajoni duhet të kërkojë të gjejë zgjidhje krijuese së bashku. Është një nga arsye pse u ndërtua TAP që sot po sjell gaz në Europë, i lirë prej ndikimit negativ të Rusisë. Tani është koha për të vepruar dhe jemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij diskutimi.”
Top Channel