Dikur pasurohej nga Putin, sot miliarderi rus i kthehet kundër: Rusia do të dalë e humbur

27/04/2022 17:00

Miliarderi Dmytro Firtash, i cili është një oligark ukrainas që pasurohej me ndihmën e Kremlinit, tashmë është kthyer kundër presidentit Vladimir Putin dhe e dënon ashpër luftën që ai ka krijuar në Ukrainë.

Ai u shpreh në një intervistë se Putin nuk mund të fitojë në Ukrainë dhe se pavarësisht fuisë së tij nuk do të triumfojë kurrë në këtë luftë.

 “Sido që të ndodhë, Rusia do të humbasë. Është koha për të ndaluar. Nuk do të ketë fitore. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më keq do të jetë për popullin rus, jo vetëm për popullin ukrainas.”

Firtash e bëri pasurinë e tij duke shitur gaz natyror rus në Ukrainë dhe tani po lufton ekstradimin në SHBA, ku përballet me akuza për konspiracion dhe ryshfet. Ai ka qenë në arrest shtëpiak për tetë vitet e fundit.

Denoncimi i tij vjen pas Oleg Tinkov, një oligark që e quajti “masakrën” e Moskës në Ukrainë një “luftë të çmendur”. Oleg Deripaska gjithashtu ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës, pa e kritikuar drejtpërdrejt Putinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA