Hetimi disaditor i policisë Tiranë zbuloi dy baza që shpërndanin drogë në doza të vogla.

Falë finalizimit të dy operacioneve u sekuestruan 48.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 312 gr heroinë. Lënda narkotike posedohej nga tre persona kushërinj me njëri-tjetrin. Në zonën e Tufinës, policia ushtroi kontroll në banesën e 43-vjeçarit Sami Qordja dhe gjeti 160 paketime me kanabis në formë çokollate. Së bashku me 43-vjeçarin, policia vuri në pranga edhe të birin Kevin Qordja si dhe sekuestroi një armë gjahu dhe prova të tjera materiale, raporton gazetarja Dorjana Bezat.

Finalizimi i këtij operacioni i dha indicie policisë për t’u zhvendosur në fshatin Tujan në banesën e kushëririt të të arrestuarve Ramazan Qordja ku u sekuestrua 312 gr heroinë. 31-vjeçari, i cili tashmë është në pranga dyshohet se merrej me shpërndarje të drogës në doza të vogla sepse në banesë iu sekuestrua edhe një peshore elektronike.

Blutë e Tiranës kanë informacion se 31-vjeçari shpërndante heroinë në zonën e Tufinës, në Babrru dhe në rrugën “Myslym Keta”. Dyshohet se ai furnizohej nga persona të tjetë me sasi 1 deri në 2 kg heroinë e më pas e ndante në doza të vogla. Policia dhe prokuroria e kryeqytetit po thellojnë hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë trafiku dhe shitje të drogës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA