Fundjava pritet të jetë e ngjeshur për aktorët e politikës shqiptare. Në Tiranë  mbërrin Ndihmes Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Karen Donfried,  një vizitë që  pritet te ketë një simbolikë të veçantë jo vetëm nga përmbajtja, por edhe nga forma.

Axhenda e  zyrtares së lartë e  Departamentit Amerikan të Shtetit   parashikon takim me kryeministrin Edi Rama, ku biseda pritet të fokusohet  jo vetëm ne politikën e jashtme, si kriza në Ukrainë apo Integrimi në Bashkimin Europian, por edhe politikën e brendshme: si  reforma në drejtësi  dhe  lufta kundër korrupsionit.

24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese  të Partisë  Demokratike e dërguara e Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka ftuar në takim 3 zyrtarët demokratë të cilët vijojnë të mbështesin linjën e amerikanëve, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enklejed Alibeajn. Për shkak se selia blu është marrë në kontroll nga Sali Berisha, takimi është caktuar të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ashtu  sikurse Gabriel Escobar bëri në Dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e  amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.

Por, ish kryeministri duket se nuk është  i vetmi  që refuzohet nga amerikanët. Pak metra me tutje zyrës së Kuvendit ndodhet një tjetër  godinë e rëndësishme në hierkinë e shtetit, ajo e Presidentit, por Ilir Meta as këtë herë nuk është përfshirë në axhenden e SHBA.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA