Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmon kthimin e përkohshëm të disa diplomatëve në Lviv

26/04/2022 22:13

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price, ka informuar ditën e sotme se zëvendës shefi i misionit për ambasadën e SHBA në Ukrainë dhe anëtarët e ekipit të ambasadës udhëtuan për në Lviv sot.

Teksa ka folur në një konferencë dë Deparamentit të Shtetit, Price tha se ekipi i ambasadës u takua me bashkëbisedues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.

“Udhëtimi i sotëm ishte një hap përpara udhëtimeve më të rregullta në të ardhmen e afërt,” tha ai, duke vënë në dukje se tani për tani ishte i përkohshëm.

“Ne po përshpejtojmë përgatitjet për të rifilluar operacionet e ambasadës në Kiev sa më shpejt të jetë e mundur,” vazhdoi Price.

Ai tha se Departamenti i Shtetit po vlerëson dhe rivlerëson vazhdimisht situatën e sigurisë me synimin drejt rifillimit të atyre operacioneve të ambasadave sa më shpejt të jetë e mundur përsëri për të lehtësuar mbështetjen tonë për qeverinë dhe popullin e Ukrainës, ndërsa ata mbrojnë me guxim vendin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA