Autorët, Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me plagosjen e Johan Muçllarit ditën e djeshme në Pogradec.

Fatjon Bono, Kristian Kresto, Hekuran Gjona, Ledion Shkullaku, dhe Rudi Shaho janë të arrestuarit nga policia pas atentatit të djeshëm në Pogradec, pasi penguan zbulimin e së vërtetës dhe nuk kallëzuan krimin.

Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.

Policia sekuestroi mjetin tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të Fatjon Bonos, i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5”, me të cilët janë ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Dy autorët e ngjarjes, Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:00 në lagjen “Voloreka”, në afërsi të hotel ‘Kalaja’. Muçllari ndodhet në reanimacion, i dëmtuar në këmbë me armë zjarri tip pistoletë, jashtë rrezikut për jetën.

Joan Mucllari, është djali i pronarit të hotel ‘Voloreka’ në Pogradec ku dy vite më parë u qëllua me armë zjarri.

Konflikti i djeshëm dyshohet të ketë lidhje me atentatin e dy viteve më parë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të hotelit me pushues, e ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Policia ka dyshohet se një prej autorëve të ngjarjes së ditës së djeshme, të jetë i njëjti me atë të dy viteve më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA