21/12 21:09
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki gjatë një interviste tha se qeveria e tij ka dërguar tanke në Ukrainë, por nuk dha më shumë detaje për arsye sigurie.
Sipas BBC, ai tha se do të japë më shumë informacione “në kohën e duhur”, por për momentin nuk do të zbulojë se sa tanke ka dërguar në Ukrainë.
Prej disa javësh u përfol se Polonia ka furnizuar Ukrainën me tanke T-72 të epokës sovjetike, ndërsa Ministria e Mbrojtjes refuzoi t’i komentojë informacionet jozyrtare të publikuara.
Polonia ka shprehur mbështetjen e saj ndaj luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Deri më tani Polonia ka strehuar numrin më të lartë të refugjatëve ukrainas.
Top Channel