Ish-gjenerali zbardh planin rus: Kërkon urë tokësore me Krimenë, do shtojë presionin!

25/04/2022 13:16

Rusia po këmbëngul shumë në marrjen e Mariupolit sepse kjo mund t’i japë ushtrisë ruse një avantazh vendimtar në luftën për Donbassin.

Eksperti ushtarak, ish gjenerali gjerman Walter Feichtinger kujton per DW sesi qyteti port është bërë shkrumb e hi,  atje ka një numër të jashtëzakonshëm viktimash civile, dhe në uzinën e çelikut Azostal po bëhet një qëndresë e fortë që mund ta njollosë shumë fitoren e pales ruse.

E gjithë kjo, tregon sipas tij se sa të domosdoshme e ka presidenti Putin të flasë për një sukses, sepse lufta e zhvilluar deri tani nuk ka qenë e suksesshme. Ushtarakisht, marrja e Mariupolit do të kishte interest ë madh të për rusët sepse në këtë mënyrë, Moska mund të krijojë një urë tokësore mes Krimesë dhe Donbassit.

Me këtë territor të madh në vazhdimësi, që shtrihet nga Khersoni në Mariupol dhe në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut, Rusia tashmë mund të ushtrojë presion shumë më të madh. Ndoshta ky është qëllimi i fazës tjetër, gjatë së cilës mund të mendohej edhe për diskutime dhe bisedime për paqen, sepse Rusia ka arritur të marrë nën kontroll një pjesë të territorit.

Eksperti thotë se nuk duhet nënvlerësuar as vlera simbolike e Mariupolit, një objektiv i shpallur prej rusëve në vitin 2014, kur ishte fjala për krijimin e territoreve separatiste. Atë gjithashtu e sulmuan shkurt, megjithatë sulmi u zmbraps. Sa për urdhrin e Putinit për të mos e sulmuar Azovstalin, por për ta rrethuar atë, ish gjenerali mendon se kjo është e kuptueshme nga pikëpamja ushtarake, pasi një luftë në një rajon të tillë është tepër e shtrenjtë, duhet të priten shumë viktima.

Nga pala ruse, ata përdorin në vend të kësaj një metode që unë do ta përshkruaja si të pabesë, thotë ai, pasi konsiston në bllokimin e kundërshtarit, bombardimin e tij nga ajri dhe pritjen derisa kundërshtareve tu mbaroje gjithcka: armët, municionet dhe sigurisht, furnizimi me ushqime.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA