E përfolura si e dashura sekrete e Vladimir Putin ka treguar se nuk do t’ia dijë për sanksionet perëndimore, teksa ka drejtuar në një paradë me simbole ‘Z’ në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.
Tashmë 38 vjeçarja Alina Kabaeva, është parë disa herë në video duke drejtuar parada gjimnastesh, të shoqëruara nga kori i ushtrisë në Rusi.
Ish-kampionia olimpike është rishfaqur së fundmi në Moskë pas raportimeve se ishte fshehur një vilë në Zvicër që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës. Disa burime thonin se ajo mund të ishte duke u fshehur në një bunker bërthamor në Siberi.
Në eventin e fundit përfshiheshin disa nga këngët më patriotike të Bashkimit Sovjetik në kujtim të fitores kundër nazizmit, të shoqëruar kësaj radhe me simbolet “Z” të cilat kritikët i kanë krahasuar me një “kryq të thyer në version rus”.
Kabaeva kishte veshur fustanin e saj në stil ‘fuchsia’ nga stilistja londineze Alessandra Rich.
Teksa kishte vënë një kordele të kuqe në gjoks, ajo bënte lidhjen mes Luftës së Dytë Botërore dhe ngjarjeve aktuale: “Kjo temë dhe kjo histori, nuk na kthejnë te e kaluara, ato qëndrojnë me ne”.
Fjalët e saj i bënin jehonë atyre të Putin i cili thotë se lufta e tij aktuale është kundër nazistëve që kontrollojnë Ukrainën.
“Ky celebrim nuk është vetëm për kombin tonë, por një festë për çdo familje. Çdo familje ka një histori lufte, dhe ne nuk duhet të harrojnë ta kalojmë atë nga një gjeneratë te tjera”, tha Kabaeva.
Vajza performuese me uniforma të epokave të ndryshme morën pjesë në shfaqje.
Në numrat përfaqësohej Rusia, Bjellorusia e Ukraina, në forma ku risillej në vëmendje fitorja sovjetike.
Shfaqja e plotë do të transmetohet më 8 maj, kur do të zhvillohet dhe parada e gjerë ushtarake e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq në Moskë.
Putin kishte pritur që ta përdorte paradën si një shfaqje triumfi të sulmit të tij në Ukrainë por lufta duket ende larg fundit dhe numri i viktimave ruse i ka kaluar 20 000.
Në rishfaqjen e saj të parë javës që shkoi, mediat ruse komentonin mbi disa ndryshime të pamjes që sugjeronin ndërhyrje e mbushje.
Revista Cosmopolitan shkruante se “diçka ka ndryshuar në fytyrën e Kabaeva’”, duke shtuar se “atletja legjendare ishte zbukuruar”.
Revista sugjeronte se Kabaeva ishte njëfarë ‘zonjë e parë’ jozyrtare e vendit: “Alina Kabaeva është një nga femrat më misterioze të vendit tonë. Gjimnastja nuk shfaqet kurrë në publik dhe as në rrjetet sociale, dhe as nuk është e mundur ta shohësh rastësisht në rrugë apo qendra tregtare.”
Putin raportohet se është i lidhur prej një dekade me gjimnasten, që kur ishte deputet në parlamentin e Kremlinit.
Shumë në Rusi thonë se ajo është arsyeja e prishjes së martesës së parë të Putin me ish-zonjën e parë Ludmila, 63 vjeçe, që është nëna e dy vajzave të tij.
Top Channel