
25/02 08:41
Kandidatja për Presidente në Francë Marine Le Pen, ka dalë në një konferencë për shtyp menjëherë pas rezultatit të sondazheve që e nxorën humbëse.
Ajo ka mbajtur një fjalim në Paris ku i është drejtuar mbështetësve të saj duke i thënë se e respekton verdiktin e kutisë së votimit, por që rezultati është ende një fitore për partinë e saj.
“Rezultati është ende një fitore për partinë tonë. E respektoj verdiktin e kutisë së votimit. Do të vazhdoj luftën në politikën franceze,”- tha ajo.
Top Channel